‘El Clasico’, shansi i fundit për Realin

E gjithë bota do ti ketë sonte sytë nga ‘Camp Nou’, ku do të përballen 2 nga skuadrat më të forta të kontinentit, Barcelona dhe Real Madrid. Kjo sfidë, e quajtur ‘El Clasico’, konsiderohet si derbi më i bukur i botës së futbollit. Nëse vitet e shkuara kjo ndeshje përcaktonte titullin kampion,këtë vit gjërat janë më ndryshe. Reali i udhëhequr nga Zinedin Zidane ndodhet 10 pikë larg katalanasve në renditje por kjo nuk do t’ia humbë kurozitetin kësaj sfide. Në fushë do të vihen përballë disa nga yjet e futbollit botëror. Nga njëra anë Ronaldo, Bale, Benzema, ndërsa nga ana tjetër Neymar, Suarez dhe Messi. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për tifozët e Barcelonës, të cilët do të shpalosin një koreografi për legjendën Johan Cruyff, i cili ndryshoi mentalitetin e kësaj skuadre. Edhe lojtarët e barcelonës do të kenë mundësi të nderojnë legjendën e tyre pasi do të dalin në fushë me një fanelë, e cila do të ketë mbishkrimin ‘Faleminderit Johan’. Takimi do të nisë në orën 20:30 dhe do të ndiqet nga 700 gazetarë dhe personalitete të shumtë të futbollit europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet