14 viktima nga rrëzimi i autobusit me të rinjtë e skuadrës Humboldt Broncos në Kanada

Ka shkuar në 14 viktima bilanci i aksidentit rrugor të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kanada. Një autubuz i cili transportonte skuadrën e të rinjve Humboldt Broncos në hockey, është përplasur me një mbrojtëse në njërën nga autostradat në dalje të Tisdale në zonën perëndimore të vendit.

Por edhe 14 të rinj të tjerë kanë përfunduar në spital nga ku mes tyre 3 në gjendje të rëndë shëndetsore. Në një informacion zyrtar të dhënë në rrjetin social Twitter, kryeministri kanadez Justin Trudear, u ka shprehur ngushëllimet e thella familjeve të të rinjve, të cilët ishin nga mosha 16 deri në 20 vjeç.

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë janë duke përjetuar prindërit, por zemra ime është me të gjithë ata të cilët u goditën rëndë nga kjo tragjedi në komunitetin e Humboldt”, ka shkruar kryeministri. Autobuzi i Broncos ishte duke shkuar në Nipwain, nga ku skuadra do të duhej të luante një ndjeshje në playoff kundër skuadrës rajonale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet