Ajeti firmos për Torinon, gati kontrata 3 vjeçare

Arlind Ajeti nuk do të lëvizë nga Seria A. Qëndërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur një kntratë me klubin e Torinos.. Klubi italian ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, por burime pranë stafit që menaxhon futbollistin, kanë arritur të shkëpusin një foto nga nënshkrimi i kontartës. Ajeti zhvilloi mëngjesin e sotëm vizitat mjekësore në klinikën ‘Medicina dello sport’, të cilat përfunduan me sukses.

Kontrata e Ajetit është tre vjeçare, me të drejtën e zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Nga kjo kontratë, Ajeti do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet