Andi Lila: në Shkodër rrëmbejmë fitoren

Edhe pak ditë na ndajnë nga përballjet e kuq e zinjve fillimisht me Spanjën e më pas me Italinë, në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër. Të përballesh me ekipe të cilat kanë mbajtur kupën si kampione të botës, nuk është aspak e thjeshë. Por lojtarët e skuadrës kuq e zi shprehen se janë me fat që do të kenë përballë të tilla ekipe, dhe pavarsisht vështirësive mbeten optimist.“Është fat i madh për brezin tonë që na qëlloi të luanim ndaj dy skuadrave kampione të botës. Çdo lojtar i ka ëndërr ndeshje të tilla, sepse nuk luan dot përditë me lojtarë nga më të mirët në botë. Presim me padurim të premten që të luajmë”- u shpre Andi Lila për ndeshjen e të premtes me Spanjën. Ndërsa për përballjen me Italinë në Shkodër, Lila menon pozitivsht dhe se do ti rrëmbejnë ekipit kampin të botës 3 pikëshin.“Mendoj që në Shkodër mund të marrim tre pike. Personalisht jam optimist se do të marrim rezultat, madje tre pikët e plota ndaj Italisë, për të shkruar historinë se kemi fituar përballë një kampioni të botës. Ne kemi tifozët më të mirë. e treguam në Europian se kush ishim dhe ndryshuan opinion për ne si popull”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet