Antonio Conte: Kthimi në ekipin Italian? Gjithçka mund të ndodhë

Trajneri italian i Chelsea ka thënë në një deklaratë për shtyp se mundësia për tu rikthyer në ekipin kombëtar nuk është e papritur. “Kthimi është i mundshëm në ekipin kombëtar, por unë kam një kontratë me Chelsea deri në 2019 dhe më duhet ta respektoj. Por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Unë kam qenë shumë i qartë në të kaluarën, qëllimi im është që të qëndroj këtu, por nëse diçka ndryshon, skenarët që mund të hapen do të jenë të ndryshme", përfundon Conte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet