Arrestohet për korrupsion ish presidenti i UEFAs Michel Platini

Është arrestuar Michel Platini, ish presidenti i UEFA-s i akuzuar për korrupsion, gjatë hetimeve për organizimin e Botërorit Katar 2022. Platini është transportuar në zyrën antikorrupsion në Paris ndërsa çështja për të cilën akuzohet daton që në vitin 2010 për të drejtën e organiuzimit të Kupës së Botës nga Katari dhe në atë kohë Platini ka qënë president i UEFA-s. Vendimi përfundimtar për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës iu dha Katarit nga Sep Blatter që në atë kohë president i FIFA-s por më pas pati denoncime,hetime dhe arrestime gjë që çoi deri në ndryshimin e drejtuesve të FIFA-s e UEFA-s. Në këtë skandal indirekt u përfshi edhe Platini me akuzën se ka marrë nga Blatter në vitet 1999-2002 pagesa jo të ligjshme dhe që më pas u skualifikua me 8 vite që zbritën në 4. Platini në atë kohë u detyrua të largohej nga drejtimi i UEFA-s dhe në 2015-tën u zëvendësua nga Ceferin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet