Arsenal, Wenger: ''Kemi përballuar skuadra me lojtar të dopuar''

Tekniku i referohet ndeshjes në Champions kundër Dinamo Zagrebit, në përfundim të ndeshjes një lojtar kroat rezultoj pozitiv

HERMESNEWS - ''Mundohem ti qëndroj besnik vlerave që besoj janë të rëndësishme në jetë dhe t'ju transmetoj tjerëve. Në 30 vjet karriere si trajner nuk i kam dhënë kurrë asgjë lojtarëve të mi për të rritur paraqitjen e jam krenar për këtë. Po më është dashur të përballoj shumë skuadra që nuk e mendonin të njëjtën mënyrë''. Është akti i akuzes hedhur në faqet e L'Equipe nga Arsene Wenger, trajner i Arsenali-t. Tekniku francez nuk hyn në detaje edhe pse kujton humbjen e shtatorit në Champions me Dinamo e Zagrebit, ndeshje në përfundim të së ciles një lojtarë kroat, Ademi, rezultoj pozitiv. ''Nëse nuk jep më të miren e rivalët janë të dopuar, bëhet e vështirë'', ka shtuar Wenger, për të cilin ''bukuria e sportit është se të gjithë duan të fitojnë po vetëm një ja del. Për fat të keq, ama, jetojm në një epokë ku mbështesim kush fiton pa shikuar mënyren epo mjetet. Dhjetë vjet më vonë zbulojm se përsoni ka mashtruar ndërsa gjatë gjthë kësaj kohe ai që ka mbërritur i dyti vuan, pa pasur asnjë mirnjohje''.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet