Baneri për genocidin çam. Shqipëria hetohet nga UEFA

Greqia ka reaguar ashpër në UEFA, ndaj banerit të shpalosur gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, i cili fliste për gjenocidin grek ndaj Çamërisë. Shteti Helen i dërgoi gjithashtu një notë proteste Shqipërisë dhe Francës. Ngjarja është komentuar edhe nga Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili përsëriti se e vlerësonte si inekzistente çështjen çame. Sipas tij, ekzistojnë disa qarqe nacionaliste, që duan të prishin marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Reagim ka pasur edhe nga Presidenti Pavlopulos, i cili e ka kritikuar ashpër këtë episod. Në njoftimin zyrtar të UEFAs thuhet se kjo çështje dhe ajo e fishekzjarrëve të hedhur në fushë po nga tifozët shqiptarë, do të shqyrtohet nga Komisioni i disiplinës më 21 korrik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet