Bayern-Atletico, përcaktohet finalisti i parë

Sonte në mbrëmje do të përcaktohet finalisti i pari i këtij sezoni të Uefa champions league. Bayern Munchen dhe Atletico Madrid do të përballen midis tyre në Allianz Arena për një biletë në finalen e San Siros. Spanjollët vijnë të motivuar në këtë ndeshje pas fitores 1-0 në fushën e tyre me gol të Saul Niguez. Ata do të bëjnë gjithçka për të ruajtur këtë rezultat dhe pse jo për të befasuar gjermanët në shtëpinë e tyre. Nga ana tjetër bavarezët do të kërkojnë të përmbysin rezultatin e takimit të parë dhe në mbështetje të tyre do të kenë një Allianz Arena të mbushur plot e përplot. Guardiola pritet të aktivizojë Muller që nga minuta e parë, për shkak të kritikave të shumta që mori një javë më parë, nga ana tjetër pritet që Simeone ti besojë 11-es së takimit të parë. Kjo përballje spektakolare, e cila do të mbërthejë shumë tifozë të futbollit përpara ekranit, do të startojë në 20:45.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet