Bojkoti i futbollit/ Rama: 'Me mua nuk funksionon shantazhi'

Kryeministri Edi Rama nuk pranon të plotësojë kushtet e futbollistëve, që kanë bojkotuar Superioren. Gjatë një konference me gazetarët, Rama e bëri të qartë se kjo metodë bojkoti që po përdoret nuk ka për të funksionuar. Sipas tij, është e tepërt që futbollistët, që marrin paga të larta, të kërkojnë 10 vjet pa taksa.

“Të na kërkojnë 10 vjet pa taksa, futbollistët, kjo nuk funksionon. Jemi dakord për një periudhë starti pa taksa. Futbollisti nuk paguhet sa një pastruese, ne po bëjmë nga 300 mijë lekë minimumi për futbollistët, por këta na deklarojnë 230 mijë lekë. Në botë Ronaldo dhe Messi përfundojnë nëpër gjykata për këto çështje. Patjetër mund të ketë një ulje fillestare, një TVSH 6% për investimet në sport, mund të shihet taksa për infrastrukturën. Jemi gati të bëjmë atë që duhet edhe për zinxhirin e fëmijëve, por historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë që i detyrohen shtetit, nuk kalon. As historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanelën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë nuk kalon. Habitem si nuk e kanë mësuar akoma që gjuha e forcës, e bojkotit e shtantazhit me mua nuk funksionon.”

Kryeministri qartësoi se futbolli i profesionistëve është i pavarur nga qeveria dhe se nuk ka asnjë detyrim ndaj tyre. Të dielën, kapitenët respektivë të secilës skuadër zbritën në fushë dhe lexuan dhe një herë kërkesat drejtuar qeverisë.

Kategoria Superiore duhet te kishte nisur prej javesh, mirepo nisma e Liges Profesionite e mbeshtetur nga FSHF per te bojkotuar kampionatin deri ne plotesimin e 4 kerkesave nga qeveria, deri tani ka sjell nje “erresire” totale ne mjedisin futbollistik shqiptar.

Liga Profesioniste kerkon rishikim te ligjit per sponsorizimet, faljen e detyrimeve te prapambetura nga klubet, uljen e TVSH deri ne 6% per investimet ne sport.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet