Botërori 'Gjermani 2006'. Nis procesi për korrupsion dhe blerjen e votave në favor të Gjermanisë

Tre ish-zyrtarë të futbollit gjerman dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i këtij futbolli Urs Linsi, do të paraqiten në gjykatën federale të arbitrazhit në Zvicër për dyshimet e ngritura ndaj “blerjes së votave për Kupën e Botës - Gjermani 2006”. Të tre personat kanë deklaruar se nuk do të paraqiten në Bellinzona për arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit për shkak të koronavirusit.

Swiss Linsi, 70 vjeç, ish-drejtori i Shoqatës së Futbollit Gjerman, 69 vjeçari Wolfgant Niersbach and Theo Zwanyier, 74 vjeç së bashku me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të futbollit Gjerman Horst R.Schmidt, janë akuzuar për “korrupsion”. Ata janë akuzuar nga Zyra e Prokurorit Federal të Zvicrës, për lobim ndaj Gjermanisë dhe destinacionit të 6.7 milion eurove të paguara në vitin 2005 nga komiteti i organizimit paguar bossit të Addidas, Robert Lous-Dreyfus nëpërmjet Fifas.

Rasti i ish-shefit të organizimit të kupës së botës Franz Beckenbauer është duke u dëgjuar veçmas për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë të ish-kapitenit gjerman. Hetimi nisi për shkak të publikimit të një informacioni nga revista gjermane Der Speigel në vitin 2015, ku në shkrim thuhet se “Gjermania ka përdorur një fond sekret 10 milion franga zviceriane për blerjen e votave dhe marrjen e së drejtës së organizimit të kupës së botës pas asaj në Afrikën e Jugut.

Beckenbauer dyshohet se ka pyetur Louse-Dreyfus to ndihmojë në këtë financim përpara votimit në verën e vitit 2000. Dreyfus për gjithçka është financuar nga Shoqata Kombëtare e Futbollit gjerman me pretekstin e shpenzimeve të kryera për mbrëmjen gala nga FIFA për këtë rast. Zwanziger, Niersbach dhe Schmidt gjithashtu janë duk u hetuar për evazion fiskal në Gjermani dhe çështja ndaj tyre pritet të nisë brenda këtyre muajve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet