CAS ia ul dënimin në 4 vite. Platin i thotë “lamtumirë” UEFAs

Michel Platini ka dhënë dorëheqjen gjatë ditës së sotme nga posti i presidentit të UEFAs, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Gjykata ia uli dënimin me pezullim nga aktivitetet sportive në 4 vite, nga 6 që kishte vendosur FIFA.

E pas marrjes së vendimit nga trupa gjykuese në Lozanë të Zvicrës, francezi vendosi të mos jetë më drejtues i UEFAs, pasi në këtë mënyrë ai vijon të konsiderohet fajtor për transfertën e rreth 1.8 milionë eurove nga Platini në vitin 2011, një veprim që cilësohet si shkelje e etikës.

Në një deklaratë që Platinia lëshoi për mediat e ka cilësuar vendimin e gjykatës ky që shihet si një padrejtësi e madhe. Ish futbollisti i Francës dhe Juventusit madje ka kërkuar anulimin e këtij vendimi në deklaratë , pasi pretendonte të mos kishte shkelur asnjë ligj, por 60 vjeçari u detyrua tashmë t’u thotë “lamtumirë” posteve drejtuese në botën e futbollit

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet