Chelsea-Mourinho, Rinovon

Chelsea e Jose Mourinho të lidhur gjithmonë e më shumë

HermesNews - Chelsea e Jose Mourinho të lidhur gjithmonë e më shumë. Pas titullit të Premier League të fituar sezonin e kaluar, në vigjilje të fushatës së re, “Blutë e Londrës” zyrtarizuan rinovimin e kontratës me trajnerin portugez për 4 vitet e ardhshëm duke zgjatur deri në 2019 bashkëpunimin me “The Special One”. “Nëse klubi është i lumtur dhe unë jam i lumtur, – komentoi Mourinho, – Mendoj se është dicka normale për mua që të firmos një kontratë të re. E rëndësishme është që të ruajmë vazhdimësinë dhe shpresoj që të mund të festojmë të tjera suksese në të ardhmen. Dy vite më parë, kur u ktheva, thashë që provoja dicka speciale për këtë klub dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Ky është klubi që kam më për zemër dhe jam shumë i lumtur që e di se do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”.

Mourinho drejtoi fillimisht Chelsean nga 2004 deri në 2007-ën, duke fituar dy tituj të Premier League, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës. Pastaj, pas eksperiencave me Interin dhe Realin e Madridit u rikthye sërish në verën e 2013-ës dhe vitin e kaluar fitoi dy trofe, titullin e Premier League dhe Kupën e Ligës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet