Christian Panucci 2 vite në krye të kuqezinjve: sytë drejt 2020

Christian Panucci pati sot prezantimin e tij të parë zyrtar në ekipin e kombëtares. Siç njoftoi Hermesnews.al një ditë ma parë, sot ai pati një konferencë për shtyp me Presidentin e FSHFsë, Armand Duka. Kontrata e tij zgjat 2 vite e 4 muaj, në krye të kuqezinjve. 44 vjeçari, ish lojtar i Milanit, Real Madridit, Interit, zëvendëson Gianni De Biasin dhe vendos objektivin e ri: mbyll kualifikueset Rusi 2018 në vendin e tretë në grupin G, për të synuar kualifikimin në finalet e kampionatit në serinë B. “Jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi katër ndeshje të rëndësishme përpara për eleminatoret e botërorit, edhe pse është thuajse e pamundur kualifikimi, por që do të na shërbejë për t’u përgatitur për Europianin e 2020. Mezi pres që të filloj nga puna dhe të përpiqem t’u jap kënaqësi njerëzve të këtij vendi. Objektivi i vetëm dhe unik është 2020, i vetmi objektiv i rëndësishëm për ne dhe grupin e mundësitë për t’ja dalë mbanë i kemi”, tha Panucci.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet