Claudio Ranieri do të drejtojë Nanten për dy sezone

Italiani Claudio Ranieri, kampion i Anglisë me Leicester ne 2016, ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij të trajnerit me FC Nanten për dy sezone, bëri të ditur klubi francez. “Le FC Nanta shpreh kënaqësinë për ardhjen e Claudio Ranieri në krye të ekipit bashkë me grupin e tij profesionist”, shkruante klubi në një njoftim zyrtar. Nanta, “është një ekip shumë i njohur në botë”, u shpreh trajneri 65-vjecar italian. “Unë kam ardhur me shumë entuziazëm për të përmirësuar punën në klub”, theksoi ai. Ranieri ka qenë trajner edhe me Celsin dhe Juventusin, ndërkohë që në 2016 fitoi Premierligen me Leicester.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet