Cristiano Ronaldo, akuza për evazion fiskal. Prokuroria spanjolle nis hetimin

Prokurorët spanjollë kanë akuzuar futbollistin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për fshehje dhe vjedhje ndaj autoriteteve me miliona Euro taksa. Prokurori i zyrës në Madrid, ka theksuar se është plotësuar dokumentacioni për nisjen e çështjes ndaj futbollistit portugez. Rolando akuzohet për evazion fiskal dhe mospagesë taksash në shumën e 14.7 milion eurosh nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Ai si njëri nga sportistët më të paguar në botë, ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar ndaj asaj çfarë thuhet ndaj tij, pasi nuk ka asgjë për të fshehur. Me këtë rast, ai është akuzuar si njohës i mundësisë në “strukturë në biznesit”, duke fshehur të ardhurat me anë të imazhit të tij si “djali i mirë”.

Në Dhjetor, një pjesë e dokumentave shkruanin se Ronaldo ka bërë evazion fiskal duke mos paguar taksat për të mos treguar pagën e tij të vërtetë, ndërkohë që futbollisti e ka kundërshtuar këtë deklaratë. Pasi është pyetur në lidhje me këtë hetim, Ronaldo i është përgjigjur televizionit portugez “Kush nuk ka çfarë të fshehë, nuk ka aspak frikë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet