Cristiano Ronaldo dënohet për evazion fiskal deri në 21 milion Euro

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, është gjetur fajtor me akuzën e “evazionit fiskal me taksat”, duke u dënuar me shumën e 18.8 milion eurove dhe rrezikun e dënimit deri në 23 muaj burg pas një marrveshjeje paraprake me autoritetet spanjolle të taksave. Kapiteni portugez 33 vjeçar, ka dalë para gjykatës ditën e martë në kryeqytetin Madrid, me akuzën e përdorimit të kompanive fantazme jashtë spanjës për të fshehur shumat e parave duke përdorur imazhin e tij.

Pesë herë futbollisti botëror i vitit, duket se çuditërisht do të futet në burg por për një kohë shumë të shkurtër për shkak të një marrveshjeje të bërë nga avokatët. Në vitin 2017, prokuroria e vendit e akuzoi Ronaldon në katër seanca gjyqësore për abuzim taksash nga viti 2011 deri më 2014 me shumën e 14.7 milion eurove, duke mashtruar nën një kompani të vendosur në ishujt British Virgin dhe një tjetër në Irlandë.

Gjatë akuzës, prokurori deklaroi se Ronaldo ka deklaruar vetëm 11.5 milion Euro, teksa fitimi që ai kishte kalonte shumën e 43 milion eurove. Pas arritjes së marrveshjes, ai pagoi shumën e 5.7 milion eurove, plus edhe interesin e vonuar në shumën e 1 milion Euro.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet