Përqëndrim maksimal ndaj Maqedonisë

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Maqedoninë, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Ai kërkon nga të tijët përqëndrim, pasi e konsideron sfidën mjaft delikate. Italiani është shprehur, se çdo ekip mund të ecë përpara nëse ka dëshirë dhe përqëndrim, duke iu referuar kualifikimit të kombëtares tonë në Europian. Përsa i përket formacionit, De Biasi nuk dha shumë informacion, duke deklaruar se ekipi nuk ka ndryshuar shumë nga ai i Europianit. Të vetmet ndryshime janë afrimi i Hykës dhe Manajt në kombëtare, si dhe largimi i kapitenit Cana.I pranishëm në konferencë ishte dhe mbojtësi veteran Ansi Agolli. Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se gjëja më e rëndësishme në këtë takim janë 3 pikët, ndërsa për çështjen e shumë përfolur të shiritit të kapiten, Agolli është përgjigjur se nuk ka shumë rëndësi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet