Kombëtarja mbërrin në Marsejë. De Biasi me dy ndryshime ndaj Francës

Dalja me të kuqe e Lorik Canës në ndeshjen me Zvicrën, ka vënë në vështirësi De Biasin, për të zgjedhur partnerit e Mavrajt në qëndër të mbrojtjes në ndeshjen me Francën. Në balotazh janë Ajeti dhe Kukeli, i cili ka bindur së tepërmi me paraqitjen në ndeshjen e parë. Megjithatë Kukeli ka një avantazh të lehtë ndaj Ajetit dhe pritet ta nisë ai si titular.

Ndërkohë dëmtimi i Roshit në fundin e ndeshjes me Zvicrën, ka bërë që De Biasi të mendojë për ta zëvëndësuar me Memushajn. Kapiteni i pescaras, i cili vjen pas një sezoni të mirëe ku arriti të ngjitej në Seria A me skuadrën e tij, ka më shumë energji në këmbë, edhe për shkak të mos aktivizmit në ndeshjen e parë.

Përsa i përket modulit të lojës, De Biasi pritet të luajë me të njëtin rreshtim, 4-5-1, duke e pozicionuar kështu ekipin në mbrojtje. Përsa i përket reparteve të tjera nuk do të ketë asnjë ndryshim. Ndeshja Shqipëri - Francë luhet nesër në orën 23:00.

Kombetarja Lojtarët e kombetares dhe i gjithë stafi kuqezi kanë udhëtuar sot drejt Marsejës nga qyteti i Perros Guirec, ku do të ndeshen me vendin pritës të këtij kompeticioni, Francën.

Shqipëria vjen në këtë përballje me 0 pikë pas humbjes me Zvicrën, ndërsa Franca ndodhet në vend të parë pasi mundi Rumaninë falë një super-goli të Dimitri Payet në minutat e fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet