De Biasi zbardh listën për europianin e Francës

Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka publikuar sot emrat e lojtarëve që do të veshin fanellën e kombëtares në Euro 2016 në Francë. Në fazën përgatitore, e cila do të zhvillohet në Austri do të grumbullohen 27 lojtarë, ndërsa në Francë do të nisen vetëm 23. De Biasi nuk habiti asapak me zgjedhjet e tij pasi vendosi të përfshijë lojtarët që kanë luajtur gjatë eleminatoreve. Ndryshimet e vetme ishin lënia jashtë e Manaj dhe Salihi, si dhe grumbullimi i Milot Rashicës. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur paraditen e sotme, De Biasi lexoi mesazhin që i ka dërguar lojtarëve: "Mirdita djema pas 10 ditësh nis përgatitja për ndeshjen e parë ndaj Zvicrës. Për të gjithë do të jetë rast unik dhe i papërsëritshëm për jetën tuaj për të nderuar këtë bluzë dhe vlerat tona. Do të mblidhemi në Austri 27 lojtarë por vetëm 23 do nisen në Francë. Kriteri është gjëndja fizike dhe disponibiliteti mendor për të bërë një skuadër dhe do të doja që zgjedhjet të bëhen pa polemika".

Trajneri italian siguroi gjithashtu presidentin Duka dhe të gjithë tifozët e kombëtares, që do të qëndrojë në pankinën e Shqipërisë deri në fund të 2017ës.

Lista e De Biasit Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi. Mbrojtës: Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mergim Mavraj, Amir Rrahmani, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederic Veseli. Mesfushorë: Ledian Memushaj, Ergys Kace, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Taulant Xhaka, Amir Abrashi. Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Milot Rashica, Shkelzen Gashi

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet