Intervista e De Biasit: shqiptarët më thonë se mund të fitojmë europianin

Pas pankinave të vogla, stoli i Shqipërisë është kapërcimi ndërkombëtar në karrierën e De Biasit. Në një intervistë për mediat italiane , trajneri i kombëtares ka folur në lidhje me ecurinë e tij me ekipin e Shqipërisë, modulet e lojës, lojtarët më të mirë dhe pritshmëritë. Ai ka folur për Manaj dhe Hysajn, dy nga lojtarët e kombëtares që njihen më shumë nga italianët, pasi aktivizohen njëri tek Interi dhe tjetri tek Napoli në Serie A. De Biasi i vlerëson shumë të dy lojtarët, por ndërkohë që Hysaj është një futbollist i kompletuar, Manaj nuk e ka bërë ende kapërcimin e madh.

Trajneri italian ka folur për mënyrën e grumbullimit të lojtarëve, duke shtuar se asistenti i tij Tramezzani, ka bërë shumë udhëtime në Turqi, Zvicër, Belgjikë, Austri, Gjermani, për të kuptuar se çfarë dëshironin në të vërtetë lojtarët dhe për ti bindur ti bashkoheshin kombëtares.

I pyetur për modulin e lojës të kombëtres, De Biasi shprehet se i këshillon lojtarët të luajnë sa më afër me njëri tjetrin, duke krijuar një densitet të madh në zonën ku qarkullon topi, kjo jo vetëm për të ndihmuar mbrojtësit por edhe për të nisur aksione të shpejta. Trajneri italian shprehet se i ndërron shpesh skemat të cilat i aplikon gjatë stërvitjeve, ku kombëtarja zhvillon katër seanca stërvitore në ditë.

Përsa i përket rrugëtimit në eleminatore De Biasi shprehet se obiektivi fillestar ishte vendi i katëtr por më pas arritën të merrnim një kualifikim historik. ‘Tashmë shqiptarët më ndalojnë në rrugë dhe më thonë se mund të fitojmë europianin’, shprehet ai. Në lidhje me favoritët për Euro 2016, strategu italian sheh Francën të parën si vendin mikpritës, më pas vijnë Belgjika dhe Gjermania.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet