Deputeti Fino kandidat për FSHF, tifozeria: Përzierje e futbollit me politikën

Armand Duka ka shpallur kandidaturën për një madat të pestë për Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë nga ana tjetër ajo që ka shkaktuar më shumë debate është kandidatura e deputetit te PS, Bashkim Fino. Fino zyrtarizoi knadidaturën e tij për president të FSHF. Kjo ka ngjallur reagime të ashpra ndaj tifozerisë së futbollin, si një ndërhyrje të politikës në futboll.

Nga ana tjetër Duka është shprehur i qetë ndaj kundërshtarit të tij dhe u shpreh i gatshëm për një debat mes dy palëve. “Do kemi kohë të flasim për fushatë. Realisht dua të përgëzoj dhe falenderoj finon që është kandidatdhe ka dëshirë të kontribuojë për futbollin në çdo hap do kemi mundësi të diskutojmë. Do ta përjashtoja fjalën debat por diskutim të hapur për të dhënë më të mirën për futbollin. E rëndësishme është që futbolli të ecë përpara dhe standardet të realizohen."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet