Derbi i Madridit në finalen e Champions

Finalja e Champions league do të na rezervojë një duel tërëisht spanjoll. Atletico Madrid dhe Real Madrid, do të përplasin brirët, për të ngritur trofeun më të lavdishëm europian. Madrilenët e drejtuar nga Zidane, siguruan finalen pasi eleminuan një fazë më parë anglezët e Maçester City. Nga ana tjetër, të besuarit e Diego Simeones, eleminuan super favoritin Bayernin e Mynihut. Kjo është finalja e 13 për Realin e Madridit, i cili numëron 10 kupa, ndërkohë për Atleticon është hera e dytë brenda tre viteve që arrin një sukses të tillë. Kjo do të jetë përballja e dytë midis këtyre dy skuadrave në finalet e një championsi, pas përballjes së dy viteve më parë ku Real Madrid arriti të fitonte 4-1 në kohë shtesë. Finalja e Champions do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin San Siro në Milano.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet