Diego Armando Maradona, mezi pret të rrikthehet në futboll

Diego Armando Maradona, ka deklaruar një ditë më parë se “mezi pret që të fillojë sërisht punën si drejtues i Gimnasia dhe Esgrima La plata” dhe të ndjejë dashurinë e madhe të fansave me klubin që drejton. Futbolli argjentinas ka ndaluar aktivitetet që më 16 Mars për shkak të pandemisë globale të Covid-19, ndërkohë që zyrtarët kanë deklaruar se nuk dihet ende kur do të nisin aktivitetet sportive.

“Është situatë e vështirë pasi kjo është gjendja këtu dhe në të gjithë botën”, ka thënë Maradona në një intervistë për median argjentinase. “Mezi po pres të rrikthehem tek Estancia Chika për të filluar punën me djemtë e mi të skuadrës. Duket sikur mezi pret të takosh të dashurën tënde pas një kohë pushimesh të gjata”, ka nënvizuar dora e artë.

Maradona e kahason skuadrën e vet që drejton me atë të Napolit, me të cilët ai ishte lojtar nga 1984 deri më 1991. “Kam një marrdhënie të shkëlqyer me fansat e Gimnasias. Ata më kujtojnë tifozat e Napolit për pasionin dhe besnikërinë”, shton Maradona, i cili drejtoi klubin sportiv të italisë jugore për dy tituj të serisë A për Kupën e Italisë dhe cupën UEFA.

Ish-kampioni i botës është nën drejtimin e Gimnasias që nga shtatori i kaluar teksa ata ndodheshin në fund të superligës argjentinase vetëm me një mundësi për të humbur nga liga e vendit. Klubi nisi të fitojë dhe ngjitet shumë nën drejtimin e Maradonës duke u ngritur me 5 pikë në supërligën e 24-shes, duke përfunduar sezonin me 6 fitore dhe 6 barazime.

Futbollisti ka deklaruar se ndodhet në kontakt të rregullt me lojtarët e tij por nuk pranoi të flasë në lidhje me vendimin e largimit të tij për disa kohë nga sistemi sportiv. “Me punën që kemi bërë nuk kam dyshim se do të jemi në gjendje të fitojmë si më parë. Do të vazhdojmë të shohim çfarë masash do të marrë liga e argjentinës, por ne do të punojmë fort dhe jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet