Doha dhe Riyadhi, konkurrojnë për Lojërat Olimpike Aziatike të vitit 2030

Kundërshtarët e fortë, Katari dhe Arabia Saudite do të ndeshen për të marrë të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike Aziatike 2030 pasi Këshilli Olimpik i Azisë, të marrë materialet dhe planet nga Doha dhe Riyadh javën tjetër.

“Komiteti Olimpik Aziatik, do të merret me dy qytetet konkurrente për zhvillimin e lojërave”, ka deklaruar presidenti i komitetit, sheiku Ahmand Al-Fahad Al-Sabah. Komiteti ka ftuar konkurrentët për Lojërat 2030 me 45 kërkesa gjithësej nga vendet pjesmarrëse. Qyteti organizator, do të vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Aziatik në një mbledhje që do të zhvillohet në muajin nëntor.

“Me këto kandidatura për Lojërat e 2030, ne kemi stabilitetin dhe vazhdimësinë e lëvizjes sportive për dekadën tjetër”, ka deklaruar Sheiku Ahmad. “Kjo gjë na vendos ne në një pozicion që të ngrejmë kalendarin sportiv dhe të tregojmë edhe një herë se Azia është pjesa më e rëndësishme e lëvizjes olimpike botërore”.

Qyteti i Hangzhout në Kinë do të jetë edhe organizatori i ardhshëm i zhvillimit të Lojërave Olimpike Aziatike 2022, ndërsa në vitin 2026 është përzgjedhur pjesmarrja dhe organizimi i lojërave në Aichi-Nagoya në Japoni.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet