Dopieta e Griezman çon Francën në finale

Franca është finalistja e dytë e këtij Europiani. Gjelat mundën Gjermaninë, duke thyer edhe mallkimin që i shoqëronte që nga viti 1958.

Pjesa e parë u dominua nga gjermanët, të cilët krijuan jo pak raste përpara portës së Loris, por pa finalizuar. Franca luajti mbrapa dhe u mundua të shfrytëzonte kundërsulmet. Giroud nuk arriti të shfrytëzonte siç duhet rastine krijuar, pasi u shkpëut i vetëm që nga mesfusha. Ai u ndal nga mbrojtësi gjerman, Howedes. Atëhere kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 0-0, albitri i ndeshjes akordon një penallti për francezët, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Schweinsteiger,e cila kthehet në gol nga Griezman.

Në pjesën e dytë Franca luajti e tërhequr për të mbrojtur avantazhin, ndërkohë që Gjermania ishte po ajo e pjesës së parë. Dalja e Boateng pas një dëmtimi, i dha një goditje të rëndë skuadrës së Joachim Low. Pak minuta pas daljes së gjigandit të mbrojtjes, Franca shënon dhe golin e dytë në minutën 72. Griezman shtyn topin në rrjetë, pas një rrëmuje të krijuar si pasojë e një gabimi të mbrojtësave gjerman.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Finalja e këtij kompeticioni do të diskutohet ndërmjet Francës dhe Portugalisë, të dielën në ‘Stade de France Paris’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. lion  e Premte 8 Korrik, 2016

    bravo !!!!!!!!!!!!!!!