DOPING. Rastet më të famshme në histonë e sportit botëror

Me afrimin e lojërave olimpike, edhe rreziku për “doping” është shumë i madh. Një rast evoluimi për çështjen në fjalë nis për Simpson gjatë anti-dopingut në Rusi, kaluar nga Maradona dhe Armstrong dhe duke u kthyer tek Merckk dhe Ben Johnson. Ja një kronologji e rasteve të përdorimit të doping nga disa prej lojtarëve më të famshëm botërorë.

Njëri nga rastet e para doping ka qenë ai i çiklistit anglez Tom Simpson, i cili vdes në moshën 30 vjeçare në Mont Ventoux gjatë etapës të turit francez për shkak të të nxehtit dhe anfitanimave të marra.

Në turin italian 1969, kur mbante edhe fanellën e kuqe, Eddy Merckk u gjet pozitiv gjatë kontrollit mjekësor me fencarfarminë, një stubstancë stimuluese për rezistencë.

Në olimpiadën e seulit më 1988, shpërthen rasti Ben Johnson, me medalje të artë dhe rekord botëror në 100 metra. Xhamajkiani i cili mundi konkurentin kanadez gjendet pozitiv me stanozol. Ka treguar se ka bërë doping edhe një vit më parë në botërorin e 1997, teksa impresioni botën me Carl Lewis.

Gjatë botërorit të futbollit në SHBA më 1994, Diego Armando Maradona u skualifikua pas një kontrolli anti-doping ku u gjet me efedrine. Dora e Artë gjithnjë ka folur për një komplot të ngritur ndaj tij per t’i sjellë dëm, ndërsa më 1991, ylli argjentinas u skualifikua për përdorim kokaine.

Disa ditë para olimpiadës së athinës më 2004, atletët grekë Kostas Kenteris dhe Ekatherini Thanou, inskenuan një aksident me motorr për të justifikuar kontrollin e dopingut, duke u detyruar të braktisin lojërat olimpike që u zhvilluan në shtëpinë e tyre.

Atletja amerikan Marion Jones fitoi 5 medalje tre prej të cilave ari në Sidnei, por në vitin 2006 u gjet pozitive me eritrapoietine. Një vit më pas ajo pranon përdorimin e substancave për doping dhe detyrohet të rikthejë të gjitha medaljet e fituara.

Edhe një tjetër çiklist në telashe. Më 2010 spanjolli Alberto Contador gjendet pozitiv me clenbuterolo, një substancë e cila djeg lodhjen dhe riforcon muskujt. Sportisti ka theksuar se ka qenë faji i një ushqimi të ngrënë në restorant i cili ka qenë i kontaminuar, por pas turit spanjoll kur ai kthehet nuk është më në gjendjen fizike aq të mirë sa më parë.

I njohur edhe rasti i Lance Armstrong, fituesi i turist të 7 francez, ikona e luftës kundër kancerit. Sportisti është futur shpesh nëpër thashetheme nga ish-shokët e skuadrës dhe sidomos nga Tyler Hamilton, autori i një libri me skandale, të cilët deklarojnë përdorimin sistematik të substancave në skuadrën e US Postal. Më 2013, Armstrong tregon publikisht në tv përdorimin e substancave të ndaluara dhe humbet të 7 turet e tij të çiklizmit.

Rasti më i fundit është ai i procesit doping në Rusi, me atletë të skualifikuar dhe më pas pjesërisht të përfshirë, të cilat kujtojnë praktikat doping të së kaluarës fillimisht në gjermaninë lindore dhe më pas në Kinë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet