Duka: mendimet e De Biasit vetëm për Europianin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka sqaruar situatën e trajnerit të kombëtares Gianni De Biasi, i cili së fundmi është konsideruar si një prej kandidaturave për të zëvendësuar Antonio Conten në pankinën e Italisë. I ftuar në emisionin “Domenica Sportiva” në televizionin Rai 2, Duka deklaroi se De Biasi në këtë moment nuk po i mendon këto zëra. “Në këtë moment, De Biasi po mendon vetëm për Europianin me Shqipërinë. Nuk mund të them se ai e ka mendjen te Italia. Nuk është mirë që të mendojmë që tani për atë çfarë do të ndodhë pas “Euro 2016”-s dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Jo vetëm ne, por edhe De Biasi merr pjesë për herë të parë në një aktivitet kaq të rëndësishëm, një mundësi të cilën ai duhet ta shfrytëzojë mjaft mirë”, u shpreh Duka.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet