E quajti ''sharlatan'', gjykata nuk pranon padinë e Panuccit

Gjykata nuk ka pranuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Cristian Panucci, kundër ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”. Këtë lajm ia kanë konfirmuar gazetës “Panorama”, avokatët e ish-presidentit Nishani. Padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet