EURO 2020. UEFA vendos sot se çfarë do të ndodhë me veprimtaritë sportive më të mëdha në Europë

Drejtuesit e futbollit europian UEFA, do të zhvillojë një mbledhje urgjente sot për të vendosur për fatin e Kampionatit Europian këtë vit për shkak të koronavirusit. Turi futbollistik i cili është planifikuar të nisë në Romë më 12 Qershor dhe do të luhet në 12 qytete nëpër Europë.

Megjithatë, nëse është siguri ose jo, për UEFA të zhvillojë një tur të tillë nëpër kontinent, do të vendoset sot në këtë mbledhje të jashtëzakonshme. Pjesa më e madhe e ligës më të mirë të futbollit europian kanë ndërprerë aktivitetet për shkak të virusit në Itali, Francë dhe Spanjë, pasi këto vende kanë deklaruar mbylljen e stadiumeve duke detyruar me miliona qytetarë të mësojnë nga impakti i Covid-19.

Italia është vendi që po përballet me numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave pas kinës, ndërkohë që edhe presidenti i federatës kombëtare të fubtollit FIGC, ka urdhëruar UEFA të mendojë për shtyrjen e EURO 2020. Gabriele Gravina ka deklaruar se “liga e jashtme dhe kupa e kompeticionit duhet të përfundojë përpara nisjes së turit ndërkombëtar” duke deklaruar se “një pjesë e vendeve nuk e njohin mirë problemin e thellë”.

“Ne besojmë se është e drejtë dhe shumë korrekte për të bërë më shumë sakrifica dhe investime për shoqërinë tonë”, ka deklaruar Gravina. Ai ka konfirmuar se shpreson që seria A duhet të mbyllet para 30 qershorit por pa dhënë më pas info nëse mund të kalohet kjo datë.

UEFA në mbledhjen e së martës do të ftojë të 55 federatat individuale për të diskutuar impaktin e virusit pasi qeveritë stepen nëse bëhet fjalë për përballjen me krizën e koronavirusit. Mbledhja do të zhvillohet në video konferencë dhe do të ketë praninë edhe të Shoqërisë së Klubit Europian, të Ligës Europiane dhe perfaqësuesit e FIFPro si dhe Bashkimin e Lojtarëve.

Shtyrja e EURO 2020 dhe përfundimi i turneut të vitit 2021, mund të jetnë të vetmet mënyra për ligat e ndryshme europiane të plotësojnë sezonin e tyre por të ndalojnë komplet turneun nuk dihet ende me saktësi. UEFA është akoma në vështirësi për vendosjen se çfarë do të ndodhë kompeticionit europian të këtij sezoni dhe Ligës së Kampioneve. Klubet kanë nisur të përzgjedhin grupet por të gjitha janë për momentin në ndërperje.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet