Kombëtarja merr bekimin e tifozëve dhe niset për në Armeni

Eliminatorët e Euro 2016, ëndrra vazhdon

TIRANE - Kombëtarja niset në Armeni ku do të luajë ndeshjen e fundit për Eliminatoret e Euro 2016. Tifozë të shumtë shkuan në aeroportin “Nënë Tereza” në mbështetje të kombëtares. “Urojmë që të arrijmë rezultatin e dëshiruar dhe te shkojmë në Francë” shkruhet në një postim në facebook nga FSHF. Trajneri Gianni de Biasi pritet që të bëjë disa ndryshime në krahasim me përballjen ndaj serbëve, ku i pari është një ndryshim i detyruar pasi Ansi Agolli nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide për shkak pezullimi, në vendin e tij mund të aktivizohet Hysaj, pasi për fat të keq mbrojtësi tjetër i krahut të majtë Naser Aliji nuk është në gjëndje perfekte fizike për arsye dëmtimi, ndërsa Lila mund të sistemohet në të djathtë të repartit difensiv. Pritet aktivizimi nga fillimi i Shkëlzen Gashit dhe Sokol Cikalleshit, i pari në të djathtë të mesfushës dhe i dyti në majën e sulmit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet