Era e fortë dhe norovirusi, krijojnë probleme të mëdha në fshatin olimpik

Ka ardhur nga Siberia era e fortë e cila po krijon probleme në Pyeongchang, vendi ku po zhvillohen Lojërat Olimpike dimërore 2018 në korenë e jugut. Disheza e lirë për meshkuj do të rihapet më 15 shkurt ashtu si edhe Super Sllallomi gjigand. Por si të mos mjaftonin problemet me kohën, rritet edhe numri i të sëmurëve me norovirus. Bëhet fjalë për një influencë gastrointestinale e cila ka kapur fshatin olimpik. Rasti më i fundit shënon plot 177 persona. Por është më tepër moti ai që shqetëson personelin. “Era është shumë e fortë dhe kjo e bën zhvillimin e konkurimit shumë të vështirë”, thekson njëri nga zëdhënësat e lojërave.

Shumë i shqetësuar është edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Zëdhënësi i komitetit shprehet se “shqetësimi kryesor është siguria e atletëve. Çdo federatë ka ekspertët e saj me të cilët mund të këshillohet edhe pse është një punë që të sjell dhimbje koke, por sigurisht që do të bëjmë të pamundurën për të mos ndodhur asgjë ndaj sigurisë së atletëve”.

E ndërsa për motin me erë të fortë nuk mund të bëhet asgjë, për të vënë nën fre virusin, me dhjetëra inspektorë janë dërguar për kontroll të imtësishëm në mencat olimpike. Objektivi kryesor tani për tani është ndalimi i norovirusit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet