Euro 2016, Austri-Hungari 0-2: Szalai-Stieber, Alaba më shokë munden

Në Bordeaux, në të paren e grupit F, Hungarezët fitojnë derbin dhe tani ëndërrojnë kalimin e grupit

Në dhjetë ndeshjet kualifikuese të Euro 2016, Austria kishte mbetur e pamposhtur falë nëntë fitoreve dhe një barazimi kishte fituar edhe vendin e parë në ranglisten e Fifa-s. Humbja e parë vjen pikërishtë në diten më të shumë pritur, ajo e ndeshjes debutuese në Grupin F, në derbin ndaj Hungarisë të përjetshmit Kiraly, portjeri katërdhjetëvjeçar gjithmonë në tuta. Talenti i Alaba e Arnautoviç nuk i mjafton kombëtares së drejtuar nga Koller: hungarezët rezisojnë në pjesen e parë dhe në pjesen e dytë shfrytëzojnë në maximum golat e Szalai e Stieber. Shënoni këtë emër: Lazslo Kleinheisler mesfushori i shpejt i Werder Bremen, një nga protagonistët e ndeshjes. Duke pritur Islanda-Portugali, Hungaria është në krye të grupit F, një renditje që Italia duhet ta ketë nën kontroll: në rast të një vendi të dytë, të kaltrit do takonin pas grupit pikërishtë fituesen e grupit F.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet