Euro 2016, Spanjë-Ceki 1-0: Pique vendimtar

Spanjollët fitojnë tre minuta nga përfundimi i ndeshjes falë goditjes me kokë të mbrojtësit të Barces

Fiton duke vuajtur Spanja në debutimin në grupin D të Euro 2016. Në Toluz, kampionët në detyrë kanë kaluar 1-0 Republiken Çeke duke zhbllokuar ndeshjen vetëm tre minuta nga fundi. Në një ndeshje dominuar me Cech protagonistë i tre ndërhyrjeve vendimtare, është Pique në të 87' që firmos me kokë golin vendimtar pas asistit perfekt të Iniesta. Fabregas në gjysmen e pjesës së dytë dhe De Gea në të 92' shpëtojnë rezultatin me dy ndërhyrje vendimtare.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet