Euro 2016: Franca e nis me fitore, mund 2-1 Rumaninë

Franca e ka nisur me fitore Europianin në shtëpinë e saj. ‘Gjelat’ tricolor, arritën të thyenin Rumaninë me rezultatin 2-1, përpara 81 mijë tifozëve në Saint-Denis. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamp, vuajti shumëpërballë mbrojtes së hekurt të Rumanisë, të cilët nuk lanë shumë hapësira.

Skuadra e Angel Jordaneskut e vuri në vështirësi Francën që në fillimin e pjesës së parë. Ka qënë pritja e Loris që ka shpëtuar të zotët e shtëpisë nga një gol që në minutat e para. Pjesa e parë do të mbyllet me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë skuadrat u futën në fushë me energji të reja, me Rumaninë, e cila bëhet sërish e rrezikshme me sulmuesin Andone. Më pas Franca merr në dorë kontrollin e lojës dhe pas disa aksioneve të rrezikshme arrin të zhbllokjojë rezultatin me anë të Oliver Giroud. Reagimi i rumunëve ka qënë i shkëlqyer, me Stankiu që fiton një 11 metërsh, i cili kthehet në gol nga Stanku. Për të rikthyer sërish euforinë në kampin francez, ka menduar Dimitri Payet, i cili me një goditje të bukur nga jashtë zone në minutat e fundit, ka kaluar Francën në avantazh, duke i dhënë fitoren.

Me këtë fitore Franca ngjitet në vendin e parë në grup, në pritje të ndeshjes tjetër të grupit A të ditës së sotme, ku do të përballen midis tyre Shqipëria dhe Zvicra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet