Euro 2016: Shqipëria sot përballë Zvicrës

Shqipëria do të debutojë sot për herë të parë në finalet e një kampionati Europian. Përballë saj kombëtarja Kuq e zi, do të ketë Zvicrën e drejtuar nga Petkoviç. Takimi, do të luhet në Lens dhe do të startojë në orën 15:00. Kjo ndeshje ka tërhequr vëmëndjen e shumë mediave botërore për shkak të numrit të madh të futbllistëve shqiptare në fushë. Ndërkohë interesante do të jetë edhe përballja midis vëllezërve Xhaka, të cilët luajnë për kombëtare të ndryshme. Kjo është hera e parë në një kampionat europian që ndodh diçka e tillë, pas rastit të vëllezërve Boateng në botërorin e 2010 në Afrikën e jugut.

Në ndeshjen e parë të Shqipërisë pritet një mbështetje e jashtëzakonshme e tifozëve kuq e zi, të cilët do të mbushin 80% të stadiumit. Shumica prej tyre do të jetë të kamufluar midis tifozëve helvetë, fakt ky që i ka tërbuar kundërshtarët e Shqipërisë.

Në konferencën për shtyp ditën e djeshme, De Biasi është shprehur se e njeh mirë Zvicrën dhe ka pritshmëri të mëdha përpara kësaj ndeshjeje. Ai ka kërkuar nga lojtarët të jenë të përqëndruar në fushë dhe të mos përfshihen nga euforia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet