Festa e fitores së kupës së botës në Francë, kthehet në dhunë

Disa dhjetëra persona kanë thuajse shkatërruar natën e festimeve në Chaps-Elysees në Paris, me rastin e fitores së botërorit 2018. Disa dyqane janë vjedhur ndërsa një person është plagosur në mënyrë serioze gjatë festimeve. Ka qenë policia e cila në fund ka ndërhyrë duke lëshuar ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë personat, pasi këta të fundit nisën të godasin me sende të forta.

Ngjarje jo të këndshme edhe në qytete të tjera si Lion dhe Marsejë, nga ku dy agjentë policie janë plagosur për shkak të goditjes me sende të forta. Për natën finale të botërorit dhe me rastin e festës kombëtare të francës me 14 korrik, Franca mobilizoi 110 mij agjentë sigurie. Sipas ministrit të brendshëm, gjatë festës për marrjen e Basties, mbi 500 persona janë vënë nën vëzhgim të rreptë.

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Martë 17 Korrik, 2018

    Nuk çuditem fare. Keto jane pasojat e multikulturalizmit pa kufi dhe pa kufinj. Nuk kemi pare asgje akoma. 🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔