Flaka olimpike nis javën tjetër nga Greqia stafetën për 'Tokio 2020' pavarësisht koronavirusit

Javën tjetër, ceremonia e ndezjes së flakës olimpike për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të nisë stafetën nga Greqia, vendi i origjinës së lojërave pavarësisht problemeve me koronavirusin. Komiteti Grek i Olimpiadës, ka deklaruar se “është duke punuar ngushtë me autoritetet e shëndetit dhe do të mbajnë një takim për të parë situatën çdo dy ditë”.

Komiteti Olimpik ka sqaruar gjithashtu, se “ndezja dhe udhëtimi i pishtarit do të vazhdojë normalisht”. Greqia deri tani ka regjistruar tetë raste me Covid-19. Të gjitha viktimat kanë lidhje me udhëtimet që kanë bërë në Itali. Flaka olimpike është ceremonial i rëndësishëm për vendin ku lindën edhe lojërat në malin Olimp në jug të greqisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet