Formula 1 në Bahrain, do të zhvillohet pa tifoza për shkak të Covid-19

“Formula 1 e Grand Prix në Bahrain, do të zhvillohet pa tifoza për këtë vit”. Ky është edhe vendimi zyrtar i dhënë nga Komiteti Sportiv i Vendit dhe Ministria e Sportit, pasi është diskutuar në lidhje me sigurinë e përhapjes së virusit në një ambjent të mbyllur ku do të zhvillohet edhe gara. Bahrain ka konfirmuar 83 raste me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pavarësisht se vendi po lufton ashpër kundër virusit.

Madje gara e Formula 1 që është programuar më 15 Mars në Melburn të australisë, është siguruar se do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar. Ndërkohë që gara në Kinë e programuar për më 19 Prill, është shtyrë nga organizatorët për shkak të koronavirusit.

Edhe një numur jo i paktë kompeticionesh ndërkombëtare, janë ndaluar në shumë vende të botës për shkak të Covid-19, duke mos lejuar mbledhjen e shumë tifozëve në stadiume për të mos përhapur virusin.

Në një njoftim zyrtar, Bahrain ka vendosur rrugulla të forta duke përfshirë “distancën mes personave” dhe sipas ministrisë këto rregulla duket se kan qenë jashtë mase të suksesshme për të ulur numrin e të infektuarve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet