Fotot e vjedhura të Michael Schumacher dalin në shitje për 1 milion stërlina

Prej gjashtë vitesh Michael Schumacher vuan në spital pas aksidentit me ski në Meribel, aksidenti i cili ka ndryshuar tërësisht jetën e tij. Familja gjithnjë ka mbrojtur privatësinë e tij me çdo mënyrë duke mos dhënë asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore në spitalin Grenoble.

Nga Anglia, njëra prej medias britanike thekson se disa foto të vjedhura të kampionit të botës, janë marrë nga brenda vilës së tij në afërsi të liqenit të gjenevës. Madje këto foto, deklarohet se janë nxjerrë në shitje për mbi një milion stërlina.

Gjithçka nuk është e tanishme. Gruaja e pilotit Corinna së bashku me grupin e saj ligjor, ka denoncuar faktin tek aturitetet zviceriane dhe gjermane. Për të ndaluar këtë “shitje të paligjshme” në vitin 2014, është denoncuar një person i cili ka rrëmbyer madje edhe kartelën klinike të sportistit. Aktualisht ai ndodhet në burg në Zyrih.

Pamjet nuk janë bërë publike asnjëherë. Gjendjen e Schumit e dinë vetëm familjarët dhe ato qëndrojnë shumë të fshehta vetëm brenda familjarëve dhe miqve të familjes. Edhe në të kaluarën ka patur shumë tentativa për rrëmbimin e fotove, njëri prej tyre me dron i cili hyri në brendësi të shtëpisë së re në ishullin Maiorka në Spanjë, teksa ish-piloti po shijonte momente në ajër të pastër, në një klimë më të ngrohtë nga ajo zviceriane.

Pikërisht, gruaja e tij Corrina, me rastin e prezantimit të një faqeje të re sociale për burrin e saj, ka folur para tifozëve për “pjesëza të mbledhura për një mozaik të vogël”. E Jean Todt, shefi i federatës së sportit zvicerian, si një i afërm i familjes, ka deklaruar se “ka parë një dokumentar televiziv së bashku me Michael”, por pa dhënë më tepër detaje.

Shtatorin e kaluar, shtypi francez ka shkruar se “shtatër herë kampioni i botës në F1”, është shtruar në sekret të madh në një spital europian të quajtur Georges-Popidou në Paris për shkak të një kure me celula fuqie për rritjen e fuqisë së pilotit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet