Franca, Griezmann hero kombëtar: e jo vetëm për golat

Me 13 nëntor ishte në fushë ndërsa e motra ndodhej në Bataclan, pas fitores ndaj Irlandes i ka dhuruar topin fëmijve të një polici të vrarë

Me një dopjetë ka asfaltuar tabun Gjermania e ka dërguar Francen në finalen e Parisit, me 6 gola është kryegolshënuesi i Euro 2016, me muziken e golave dhe asisteve po i afrohet mitit Platini, por Antoine Griezmann në France është i dashur jo vetëm për atë çfarë jepë në fushë. Djalli i Vogel është bërë simboli i një kombi, heroi e një shteti plagosur nga sulmet terroriste dhe i trembur, të cilit golat e gjestet e zemres të bomberit të Atletico po i kthejnë më në fund buzëqeshjen.

Me 13 nëntor, diten e sulmeve në Paris, Griezmann ishte në fushë me kombëtaren e vet (pikërishte kundër Gjermanisë) ndërsa motra e vet po ndiqte koncertin e Eagle of death metal në Bataclan ku kanë humbur jetën rrethë 100 përsona. Disa orë pasi merrë vesh çfare ka ndodhur, sulmuesi i Atletico shkruante në Twitter: ''Falë zotit motra ime ka mundur të dalë nga Bataclan, Të gjitha lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Rroftë Franca!''. Një episod që ka ofruar më shumë francezët me sulmuesin e tyre, që e ka bërë menjëher më shumë njerëzor, pothuaj një vella. E si një vëlla i dashtun Antoine ka kërkuar që e motra Muad, tre vjet më e madhe se ai, të kalonte një muaj të tërë në Madrit në shtëpin e vet, për tu kujdesur për të, për ta bërë të kuptonte sa i lumtur ishte që mund ta përqafonte akoma,

Historia e Griezmann është ajo e Frances e goditur që don të ngrejë koken, që dëshiron të mos ketë më frikë, që dëshiron të ja dalë paversishtë vështirësive, pikërishte siç ka bërë Djalli i Vogel i vet. Jeta e Griezmann në fakt është shënuar nga shumë histori emblematike, të tilla sa për të krijuar një Djall, një romancë dashuri stilit Dumas baba: që i vogël dukej i mohuar për futbollin, në France se dëshironte askush e për të shpërthyer i është dashur të largohet në Spanje, tek Real Sociedat në fillim e Atletico më vonë, ku Simeone e ka kthyer në një kampionë. Në 2013 u skualifikua për një vitë nga të gjithë kombëtaret se u largua nga grumbullimi i kombëtares Under 21 pa leje, e ardhmja me Francen dukej e vështirë por pastaj Antoine ka ndryshuar është bërë një fitues, pikërishtë siç dëshiron të kthehet të jetë Franca.

Griezmann ka shënuar gjashtë gola në këtë Europian, por më të bukurin e ka shënuar jashtë fushe: me 30 qeshor, pas dopietes me të cilen ka mundur Irlanden e ka derguar kombëtaren në 1/4, sulmuesi frances ka takuar Hugo, i biri i një prej policeve vrar i therur në Magnaville, nga një terrorist, dhe i ka dhuruar topin e ndeshjes. Një gjest që ka prekur Francen, që tani dëshiron të derdhi lotë gëzimi duke ngritur në qiell Kupen: Parisi pret vetëm të celebroje Djallin e Vogel.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet