Franca blindohet për Europianin, 110 mijë forca sigurie në gatishmëri

Franca ka angazhuar 110 mijë forca policie për të siguruar mbarëvajtjen e kampionatit europian. Janë 77 mijë policë. 13 mijë xhandarë, 10 mijë forca ushtarake dhe 1 mijë vullnetarë, të cilët do të ruajnë sigurinë e tifozëve të ardhur nga e gjithë Europa. Forcat e sigurisë do të vendosen pranë kullës Eifel, si dhe në afërsi të 10 stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet. Pritet që gjatë europianit në Francë, të jenë të pranishëm 2.5 milionë spektatorë për të ndjekur 51 ndeshjet e këtij eventi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet