Futboll, shkarkohet trajneri i Partizanit, Starova

Klubi i Partizanit bën të ditur se ka shkarkuar trajnerin Sulejman Starova, pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës. Vendimi vjen si pasojë e rezultateve të dobëta, ku Partizani në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 fitore. Starova mori drejtimin e Partizanit për herë të pestë, pas largimit të italianit Iuliano. Starova paraqiti dorëheqjen edhe pas humbjes së Partizanit 5-0 në Gjirokastër, por që nuk u pranua nga presidenti Demi. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet