Futbollistet femra në Norvegji, pagesë të njëjtë me kolegët e tyre meshkuj

“Më mirë vonë se kurrë”. Kjo ka qenë motoja e protestës së disa ditëve të fundit në rrjetin social Twitter nga Unioni Botëror i futbollistëve. “E papranueshme. Flenë në autobuz, kushte të papranueshme, sjellje jo humane. Ju lutemi, ndryshoni”. Dhe ja ku ndodhi. Apeli i bërë është dëgjuar, të paktën për anën ekonomike dhe për veriun e europës ku futbollistët e kombëtares norvegjeze për meshkuj kanë pranuar rritjen e pagesës më të fundit ku nga viti 2008 për të qenë në të njëjtin nivel me atë të kolegeve të tyre të kombëtares femërore.

Gjithçka është historike për nordikët. Futbollistët e oslos të ciët deri tani kanë luajtur si kolektiv skuadre njëlloj me pagesën e 697 mijë eurove në vit edhe kur kanë çuar në shtëpi rezultate të dobëta, skuadra femërore është paguar me 639 mijë Euro në vit edhe kur ka patur fitore të mëdha.

Dyfishimi i lodhjes së tyre shënon përfundimin e një objektivi të diskriminimit të gjithmonshëm kjo edhe për një kampione si Caroline Graham Hansen, pjestare e kombëtares që nga viti 2011. “Kjo mund të jetë një sakrificë pak e vogël për ju, për shkakun tonë. Shihehemi disi pak më ndryshe tani në krahasim me pagat tuaja mashkullore. Kjo mund të ketë qenë edhe ndihma më e madhe. Megjithatë, për ne do të thotë shumë, për skuadrën tonë, për sportin tonë. Dhe kjo nuk do të jetë e fundit, pasi të gjithë sportistet bëjnë të njëjtën punë, ashtu si sporti për meshkujt, por thjesht janë të paguara më pak. Fakti se do të kemi pagë të barabartë do të thotë se është një çështje e drejtë. Dua të bërtas me të madhe dhe t’ju përqafoj të gjithëve. Faleminderit për këtë që bëtë për ne dhe për të demostruar barazi dhe plotësimin e ëndrës tonë”.

Në Danimarkë po bisedohet për rritjen e pagës ndaj skuadrës kombëtare të futbollit për femra, por deri tani nuk është arritur zgjidhja. Një ndeshje miqësore ndaj holandës është anuluar për shkak të debatit mbi pagat jo të barabarta në krahasim me ato të skuadrës së meshkujve. Futbollistet femra madje po luftojnë edhe në ShBA. Njëra nga kampionet e kombëtares amerikan Hope Solo në rrjetin social Twitter ka komentuar në lidhje me atë se çka ndodhur me kombëtaren norvegjeze. “Barazia është e mundur, etike, e ligjshme dhe është gjëja e duhur për t’u bërë”.

Pikërisht, Hope Solo së bashku me 4 skuadra kampione në vitin 2016 janë rebeluar para Komisionit Federal për të patur barazi. Nga protesta më pas u arrit një marrveshje mes federatave amerikane e cila u jepte tutbollisteve një rritje page në bazë dhe bonuse për të gjitha fitoret, madje u arrit edhe një marrveshje financiare gjatë shtatzanisë. Por distanca në krahasim me pagat e kolegëve meshkuj sërisht mbetet e lartë. Tashmë çështja norvegjeze mund të ndryshojë diçka edhe për Washingtonin. Më mirë vonë se kurrë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet