Gianni De Biasi merr një detyrë të re

De Biasi, ish trajneri i kombëtares kuq e zi, është prezantuar sot si trajneri i ekipit të Spanjës, Deportivo Alaves. Pak pas dorëheqjes nga detyra me ekipin e kombëtares shqiptare Gianni merrn një detyrë të re. Në fjalën e tij De Biasi nuk la pa pëemndur as eksperiencën me ekipin kuq e zi. “U largova nga Shqipëria pasi ajo skuadër nuk shkonte dot në Rusi. Lojtarëve pas Europianit i iku dëshira dhe uria, kujtuan se arritën gjithçka. Më duhej t'i lija vendin një trajneri tjetër që të kishte mundësi të njihte skuadrën dhe ta përgatiste për në eliminatoret e ardhshme. Ai është një ekip i gatshëm tashmë dhe unë bëra një gjest dashurie ndaj Shqipërisë, Presidentit dhe tifozëve”, u shpreh ai në fjlën e mbajtur në prezantimin si trajneri i ekipit të Spanjës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet