Gjermania me 4 mungesa të rëndësishme ndaj Francës

Pas makthit italian, Gjermania tashmë do të përballet në gjysmëfinale me organizatorët e këtij turneu, Francën. Gjermanët do të vijnë në këtë përballje me katër mungesa të rëndësishme. Përveç skualifikimit me kartonë të Hummels, Lew nuk do të ketë në dispozicion Mario Gomez dhe Sami Khedirën, të dëmtuar në ndeshjen me Italinë, ndërkohë që Schweinsteiger ende nuk është në 100% të formës. Këto mungesa do ta ndërlikojnë së tepërmi misionin e gjermanëve për të prekur finalen, megjithatë Lew shprehet i bindur se tifozët do të shohin një ndeshje të madhe.

Gjermaninë vjen më e inkuarajuar në këtë sfidë, pas fitores në turneu e fundit në Brazil me rezultatin 1-0. Gjithashtu francezët nuk fitojnë me gjermanët në një ndeshje zyrtare, që nga vitit i largët 1958.

Ndeshja midis Francës dhe Gjermanisë do të luhet të enjten në orën 21:00 dhe do të albitrohet nga italiani Nicola Rizoli.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet