Grushta në derbin e kryeqytetit, përfshihen dhe zyrtarët e lartë të klubeve

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, në vend që të ishte thjesh një garë sportive, ka degjeneruar në dhunë. Këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për tifozët por edhe për drejtues klubesh. Në konflikt janë përfshirë pa përjashtim të gjithë zyrtarët e klubit të Tiranës, përfshirë dhe drejtorin Devi Muka, të cilët janë përleshur me përfaqësuesit e Partizanit madje duke i goditur ato me grushta. Menjëherë kanë ndërhyrë për të qetësuar sherrin, trajneri i Tiranës Ilir Daja dhe drejtori i të kuqve Dritan Dervishi. Kur mendohej se do të qetësohej situata, zyrtarë të Tiranës nisin replikat me Dervishin, madje dy prej tyre e godasin atë duke e lënë të gjakosur. Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, duke arrestuar 9 persona midis tyre edhe Devi Mukën. Takimi u përshi nga incidente edhe gjatë 90 minutave ku tifozët e Partizanit reaguan ndaj një provikimi duke thyer stolat e stadiumit. Sida u mbyll 2-2, ku për Tiranën shënuan Muça dhe Bakaj, ndërsa për të kuqtë realizuan Sukaj dhe Fili në sekondën e fundit të ndeshjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet