Hamilton triumfon në Kanada

Lewis Hamilton është fituesi i çmimit të madh të Kanadasë. Britaniku i Mercedes arriti të kalonte i pari vijën e finishit, duke shënuar fitoren e dytë rradhazi, pas çmimit të madh të Montecarlos. Hamilotin u vu jo pak në vështirësi nga piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili arriti ti merrte kryesimin e garës që në start. I ndihmuar nga strategjia e skuadrës, Hamilton arriti të merte sërish kryesimin duke lënë mbrapa gjermanin e Ferrarit. Vendi i tretë i podiumit u plotësua nga finlandezi i Williams, Valteri Bottas. Lajm i mirë për Hamilton është dështimi i shokut të tij të skuadrës Nico Rosberg, i cili nuk arriti të merrte më shumë se vendi i pestë, duke e çuar në 9 pikë diferencën ndërmjet tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet