Harrohet kombëtarja, mediat turren pas de Biasit

Trajneri i kombëtares në qëndër të skenës

TIRANE - Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biazi është në qëndër të medias, ndërsa shqiptarët e shohin si heroin e kombit. Në fakt kur bëhet fjalë për patriotizëm, shqiptarët e shohin përherë rreth topit dhe pse me arsyet e veta, por trajneri i kombëtares sonë ka lënë pak në hije djemtë e kombëtares. Ai nuk e ka fshehur emocionin dhe gëzimin për kualifikimin në Europian duke kënduar madje edhe këngë popullore shqiptare, është një trajner i zoti, por golat në fushë tek e fundit ishin meritë e lojtarëve, prandaj nëse skuadra nuk ka meritë, si ka për ta patur vetëm trajneri ? Ndodh në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet