Historike për shqipërinë

Trajneri i ekipit kombetar, italiani Gianni De Biasi, ne nje status ne Facebook, shkruan se 'Sipas përllogaritjeve, Shqipëria do të pozicionohet e 22-ta në ranglistën e FIFAs'

TIRANE - Kombëtarja shqiptare e futbollit do të gëzojë një rekord historik, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Trajneri i ekipit kombetar, italiani Gianni De Biasi, ne nje status ne Facebook, shkruan se “Sipas përllogaritjeve, Shqipëria do të pozicionohet e 22-ta në ranglistën e FIFA-s”. “Tre pikët e marra ndaj Serbisë në tavolinë nga KAS, si dhe fitorja 1-0 ndaj Francës, i rendisin kuqezinjtë 14 vende më lart, pra në të 22-in, duke lënë pas Francën, Danimarkën, SHBA-në, Rusinë dhe Suedinë, pa harruar fqinjët tanë…”, shkruan trajneri De Biasi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet